«Të lutem mos më harro kurrë», mamaja e sëmurë i shkruan 200 letra vajzës derisa ajo të mbushë 40 vjeç

178

”Do të kisha dhënë gjithçka për të kaluar më shumë kohë me të, por për fatin tim të keq koha është ajo që nuk kam dhe nuk do të kem kurrë. Do të më pëlqente të isha pranë saj në momentet më të rëndësishme: dita e parë e shkollës, pushimet në plazh, dita e diplomimit etj, megjithatë unë do të kujdesem gjithmonë për të si në tokë dhe në qiell.’’-këshu e nis rrëfimin e saj Lena Pearce.

Gruasë 42-vjeçare nga Nottinghamshire i kanë ngelur edhe pak muaj jetë, megjithatë ajo ka gjetur mënyrën më interesante për t’i qenë pranë të bijës 5-vjeçare Lexi: LETRAT. Gjithçka nisi  në vitin 2015-të, kur ajo humbi ekuilibrin për herë të parë teksa kalonte rrugën. Mendoi se ishte diçka kalimtare dhe nuk i kushtoi shumë rëndësi, megjithatë episode e marramendjes dhe rrëzimeve të papritura filluan të shpeshtoheshin. Lena iu nënshtrua trajtimeve të ndryshme, ishte gjatë gjithë kohës nën efektin e qetësuesve, por sërish për të nuk kishte një diagnozë të saktë, derisa mjekët e kuptuan më në fund nga ç’vuante: sëmundja e motoneuronit.

Sëmundja e motoneuronit, ose njohur ndryshe si skleroza amiotrofike laterale, është një sëmundje neurodegjenerative e pamëshirshme, që prek sitemin nervor dhe atë eshtror. Ajo ka humbur ndjeshmrinë e gjymtyrëve të mëposhtme dhe tashmë lëviz me karrocë, dhe shumë shpejt nuk do të mund të flas dhe lëvizë më. Megjithatë derisa të ndodhë kjo, dëshiron të shijojë çdo moment me Lexi-n dhe kur të mos jetë më, do ta këshillojë dhe do t’i qëndrojë me anë të letrave. 42-vjeçare ka shkruar 200 letra për vajzën e saj, derisa kjo e fundit të mbushë 40 vjeç. Bëhet fjalë për urime datëlindjeje, mesazhe për Pashkë, Krishtlindje, letra që flasin për pubertetin, këshilla për dashurinë, jetën dhe mëmësinë. Historia e Lena-s ka publikuar me mijëra mama në të gjithë botën, të cilat së fundmi i kanë dërguar me dhjetëra letra për t’i shprehur mbështetjen e tyre./Burimi ”THE SUN”