Të rinjtë shqiptar përleshen me serbët në veri të Mitrovicës, këta të fundit përdorën edhe sëpatën

253

Mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës ka ndodhur një incident mes serbëve dhe shqiptarëve.

Një grup të rinj të komunitetit shqiptar janë përleshur fizikisht me dy pjestarë të komunitetit serb në lagjën e boshnjakëve.

Burime të lajmi.net brenda Policisë së Kosovës kanë marrë vesh se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Thuhet se rasti ka ndodhur për arsye të ngacmimi verbal që kanë bërë të rinjtë shqiptar në drejtim të një femre.

“Mbrëmë dy persona serb fillimisht janë sulmuar nga një grup shqiptar në lagjen e boshnjakëve.

“Kjo ka filluar kur një mashkull dhe një femër të komunitetit serb kanë kaluar kah një grupi i meshkujve shqiptar që rezulton se këta të fundit e kanë ngacmuar atë femër, që rezulton të jetë motra e tij.

“Ata besohet për çështje të mbrojtjes së karakterit, ai është munduar t’i kundërvihet  grupit pastaj ka dalur edhe një person tjetër, siç duket prindi i djalit nga komuniteti serb, me sëpatë për t’i ndjekur grupin e të rinjve shqiptar.

“Grupi i të rinjve ka qenë më i madh dhe dy personat e komunitetit serb kanë pësuar lëndime të natyrës së lehtë, pra vetëm goditje.

“Policia ka shoqëruar në stacion disa nga këta të rinj të dyshuar dhe natyrisht rasti procedohet në nivel të regjionit për shkak të moshës së tyre që janë kryesisht 16, 17 dhe 18 vjeç.

“Tash regjioni do të merret me ta sigurisht për arsye të mundësisë së nxitjes së urrejtjes së karakterit etnik. Mbrëmë situata ka qenë e qetë sepse janë shtuar masat e sigurisë”, ka treguar ky burim për lajmi.net.

Në mediet serbe është raportuar sot në mëngjes për rastin. /Lajmi.net/