Teknika e re ideale për ta lindur fëmijën, do ua largojë frikën

104

  Shtatzënia është një nga periudhat më të bukura në jetën e një gruaje.      

Të përjetosh emocione të forta, të ndjesh një zemër që rreh brenda teje është e mrekullueshme. Por ndjenja e frikës dhe ankthit mbi procesin e lindjes është po aq prezente, për më tepër nëse bëhesh nënë për herë të parë.

Për një “lindje pa frikë”, Hypnobirthing është e duhura.

Por çfarë është Hypnobirthing?

Hypnobirthing përshkruhet si “një formë e njohur, logjike dhe efektive parapërgatitore” që mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe ankthit duke përgatitur trupin e gruas në lindje, pa përdorimin e anestezisë ose ilaçeve.

Kjo teknikë është bazuar në hulumtimin e Dr. Grantley Dick-Reid, obstetër anglez.

Ai ngre hipotezën se kur një grua është e frikësuar gjatë lindjes, gjaku dhe oksigjeni “largohen” nga mitra dhe prandaj frika dhe tensioni shkaktojnë dhimbje. Kur një grua mbetet e qetë, muskujt e mitrës pushojnë dhe trupi prodhon oksitocinë dhe endorfine, të cilat janë hormonet natyrale të gjendjes së qetë.

Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, ka vendosur ta përdorë këtë teknikë për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.