Home Fun Tenori i njohur akuzohet për ngacmim seksual

Tenori i njohur akuzohet për ngacmim seksual

0
Tenori i njohur akuzohet për ngacmim seksual

Ai akuzohet për disa raste të ngacmimit seksual

Ai akuzohet për disa raste të ngacmimit seksual

Tenori Plácido Domingo po akuzohet për ngacmim seksual ndaj disa femrave gjatë dekadave. Tetë këngëtare dhe një valltare pranuan se janë ngacmuar seksualisht nga tenori spanjoll në fund të ’80-ave, sipas Associated Press.

Vetëm një nga viktimat e ngacmimit seksual, mezo-sopranoja Patricia Wulf, pranoi t’i publikohej emri. Por, Domingo i mohoi akuzat ndaj tij, duke i cilësuar si të pasakta.

“Ende është e dhimbshme ta dëgjoj se e kam mërzitur dikë ose e kam bërë të ndjehet jo rehat edhe përkundër qëllimeve të mija të mira.”, shtoi ai.

“Njerëzit që më njohin ose që kanë punuar me mua e dinë që nuk jam personi që me qëllim do ta dëmtoja, ta ofendoja apo ta turpëroja dikë.”, deklaroi më tej Domingo.

Edhe femra të tjera pranuan se ai i ka ngacmuar seksualisht ato, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv

Zonja Wulf tha se ai nuk e ka prekur atë, por i afrohej asaj çdo herë kur largohej nga skena dhe e pyeste “nëse do të shkonte sonte në shtëpi”. Një grua tjetër tha se Domingo i ka futur duart nën bluzën e saj në një rast. Tri të tjera thanë se ai me forcë i ka puthur ato.

Thuhet se incidentet kanë ndodhur në vende të ndryshme, përfshirë zhveshtoret, dhomat e hotelit, gjatë takimeve dhe në kompanitë e operave kur ai ishte në poste menaxheriale./21Media