Home Lajme Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, gruaja sjell në jetë fëmijën në çadrat e emergjencës

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, gruaja sjell në jetë fëmijën në çadrat e emergjencës

0
Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, gruaja sjell në jetë fëmijën në çadrat e emergjencës

 

Çdo e keqe e ka një të mirë. Dhe kjo ndoshta vlen për familjen Sula, banesa e të cilës u shkatërrua nga tërmeti në Durrës.

Nëna e kësaj familjeje ka sjellë në jetë një vajzë duke u kthyer buzëqeshjen pas asaj tragjedie.

  

  

Familja jeton në çadër dhe fëmija e quajtur Ajsel duket se ditët e para të jetës do t’i kalojë në kushte jo fort të përshtatshme.

Postimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu:

Mrekullia e jetës!

Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, gruaja sjell në jetë fëmijën në çadrat e emergjencës”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...