Home Lajme Testit për patentë shoferë tash i shtohet edhe një gjuhë

Testit për patentë shoferë tash i shtohet edhe një gjuhë

0
Testit për patentë shoferë tash i shtohet edhe një gjuhë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj priti sot në takim deputetët turq nga Grupi parlamentar 6+, për t’ua dorëzuar mostrën e testimit teorik për patentë shoferë në gjuhën turke

Lekaj tha se tashmë është përmbushur kërkesa që të gjithë kandidatët e komunitetit turk t’i nënshtrohen testit në gjuhën e tyre

Për punën e bërë në realizimin e kësaj kërkese të nevojshme për komunitetin që përfaqësojnë, në emër të grupit parlamentar 6+ nga radhët e komunitetit turk, ministrin Lekaj e falënderoi deputetja Muferra Sinik, njëherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës

Të gjithë kandidatët që duan t’i nënshtrohen testit për patentë shoferë në gjuhën turke, paraprakisht duhet të parashtrojnë kërkesë pranë Njësisë së Patentë Shoferëve ku ata do të testohen