Tetë aksidente dhe 744 tiketa të shqiptuara brenda 24 orëve

53

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve në tërë vendin kanë ndodhur 8 aksidente.

Sipas Policisë së Kosovës, në tërë vendin tonë në 24 orët e fundit kanë ndodhur gjithsej 8 aksidente, ku pesë prej tyre kanë qenë me të lënduar ndërkaq tre me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, Policia e trafikut të Kosovës ka shqiptuar gjithsej 744 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

Po ashtu Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar katër persona, ndërkaq dy të tjerë janë në mbajtje. /Lajmi.net/