Thaçi: Të mohosh krimet në Kosovë është si të mohosh holokaustin e nazizmit

61

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar përsëri lidhur me deklaratat e fundit të krerëve shtetërorë serbë për masakrat e ndodhur në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se krerët e Serbisë, po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, ka vetëm një dallim nga Holokausti dhe krimet e Serbisë në Kosovë, që këto të fundit nuk janë ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Ky është postimi i Thaçit në Facebook:

Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin! HTH. /Lajmi.net/