Home Lajme Thoshin se do të jenë befasia e zgjedhjeve, por zgjedhjet i befasuan këta

Thoshin se do të jenë befasia e zgjedhjeve, por zgjedhjet i befasuan këta

0
Thoshin se do të jenë befasia e zgjedhjeve, por zgjedhjet i befasuan këta

 

Gjatë gjithë fushatës elektorale koalicioni Nisma – AKR – PD pati deklaruar se do të jetë befasia e zgjedhjeve të 6 tetorit, madje ata konsideronin se do të ishin edhe fuqi përcaktuese e formimit të qeverisë së re.

Mirëpo këto zgjedhje e treguan të kundërtën duke e zënë në befasi këtë koalicion, i cili nuk arriti ta kalojë as pragun zgjedhor, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

  
  

Ndonëse patën guxim të garojnë të vetme pa një parti të madhe në krah, koalicioni Nisma – AKR – PD nuk e mori përkrahjen që e priti në zgjedhjet e 6 tetorit.

Votat e qytetarëve, sipas rezultateve të para të shpallura nga ana e KQZ-së, nuk ia dhanë mundësinë këtij koalicioni ta kalojë pragun prej 5 për qind dhe të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë.

Kandidati për kryeministër i koalicionit, Fatmir Limaj, gjatë gjithë fushatës zgjedhore kishte deklaruar se Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve dhe gjithashtu edhe përcaktuese e qeverisë së ardhshme, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri’.

Madje edhe në ditën e zgjedhjeve Limaj nuk ngurroi të shpallë rezultate, që sipas tij koalicioni, të cilin ai përfaqësonte, ishte drejt marrjes së 8 deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Megjithëse ka ende kohë deri te numërimi final i votave, Nisma – AKR – PD me shumë mundësi nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.

Së paku kështu vlerësojnë analistët, të cilët theksojnë se votat me kusht dhe ato të diasporës nuk do të jenë në dispozicion të këtij koalicioni

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Thoshin se do të jenë befasia e zgjedhjeve, por zgjedhjet i befasuan këta”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...