Tragjike/ Gjashtë të vde*kur dhe mbi 20 të lënduar në autostradën Shkup-Tetovë

131

Një autobus është aksidentuar pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë, duke u përmbysur. Paraprakisht raportohet për gjashtë persona të vdekur ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh.

Të paktën, 20 udhëtarë kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore. Të gjithë udhëtarët raportohet se janë të bllokuar brenda mjetit dhe presin ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca dhe zjarrfikëse.

Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Ministria e Brendshme për numrin e të lënduarve.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës.