Tri mënyra natyrale për të hequr toksinat nga mëlçia, veshkët dhe fshikëzat 

119

Mënyrat natyrale që mund të ju ndihmojnë shumë

Mënyrat natyrale që mund të ju ndihmojnë shumë

Mëlçia, veshkat dhe fshikëzat janë organe të rëndësishme, por njerëzit shpesh nuk kujdesen për to siç duhet.

Ju mund të jeni me fat që të keni dy veshka, por mbajtja e tyre në mënyrë të shëndetshme mund të shpëtojë jetën tuaj. Ka disa këshilla të thjeshta që do ta mbajnë trupin tuaj të shëndetshëm për vitet që vijnë.

Më poshtë ju sjellim disa nga këshilla të rëndësishme për të ndihmuar në mbajtjen e veshkave, mëlqisë dhe fshikëzave pa toksina!, përcjell rtv21.tv

Më shumë çaj, ujë…

Ushqimi nuk është armiku juaj, pasi ka shumë ushqime që mund të shtoni në dietën tuaj për të ndihmuar në uljen e toksinave në trupin tuaj. Këtu përfshihen: pijet, si: çaji jeshil, çaji i xhenxhefilit dhe uji.

Merrni vitaminat tuaja

Ka shumë bimë mbështetëse që gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen e veshkave të shëndosha si vitamina B-6, omega-3 dhe citrat e kaliumit.

Këto tri barëra mund t’ju ndihmojnë të zvogëloni mundësinë e zhvillimit të gurëve të veshkave. Shumë prej tyre gjithashtu mund të shtohen nëpërmjet multivitaminave.

Mos harroni të balanconi shëndetin tuaj mendor dhe fizik

Stresi nuk është vetëm i bezdisshëm madje edhe mund të dëmtojë organet tuaja. Një rutinë e thjeshtë e meditimit, siç janë ushtrimet e frymëmarrjes, mund t’ju ndihmojnë për të menaxhuar stresin tuaj; edhe frymëmarrja gjithashtu ndihmon në oksigjenimin e gjithë trupit tuaj.

Një tjetër trajtim i thjeshtë që quhet hidroterapi, përdor ujë për lehtësimin e dhimbjeve, që mund të ndihmojë sistemin tuaj të qarkullimit të gjakut, si dhe t’i jap trupit dhe mendjes një pushim shumë të nevojshëm./21Media