Trump realizon dëshirën e një të sëmuri që ëndërronte të fliste me të

104

Jay Barret kishte një dëshirë në listën e dëshirave të tij: Ta takonte ose të fliste me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, para se të vdiste.

Të martën në mbrëmje, Barretit, i cili kishte fibrozë cistike, iu realizua dëshira në saje të ndihmës së motrës së tij, Bridgette Hoskie, e cila është anëtare demokrate në këshillin e qytetit në West Haven, Connecticut.

“Në rregull Jay, mua më dukeni shumë bukur. Unë pashë vetëm një foto prej jush,” thotë Trump gjatë bisedës me Barretin.

“Oh, ju jeni duke më dhënë komplimente. Unë dukem si m***t,” i përgjigjet Barrett në një video të postuar nga motra e tij.

Pastaj, Trump e quan atë “kampion” dhe e pyet: “A jeni duke luftuar sëmundjen mirë?”

“Kjo është ajo që bëjnë irlandezët, apo jo?” i përgjigjet Barrett, ku Trump thotë: “Po kjo është ajo që irlandezët bëjnë “.

Barrett kohët e fundit u largua nga spitali dhe po qëndron në shtëpinë e motrës së tij derisa po merr kujdesin e duhur, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

“Ai më tha se sa mirë do të ishte të vizitonte Shtëpinë e Bardhë dhe ta takonte presidentin “, tha Hoskie për CNN. “Unë vetëm dëshiroja ta bëja këtë të ndodhte”, tha ajo.

Pra, Hoskie filloi iniciativën për ta befasuar Barrettin.

Në blogun e qytetit të saj, West Haven-, Hoskie u kërkoi njerëzve të dërgojnë email në Shtëpinë e Bardhë dhe t’i dërgojnë një kërkesë presidentit duke i kërkuar atij të kontaktojë vëllain e saj. “Nga atje të gjithë u ngritën për ta bërë atë të ndodhë”, tha Hoskie. “Qindra njerëz dërguan email në Shtëpinë e Bardhë.”

Lynne Patton, shefi rajonal i Departamentit Amerikan të Strehimit dhe Zhvillimit Urban, kontaktoi Barrettin në Instagram pasi lexoi për dëshirën e tij në një histori të Regjistrit të New Haven, sipas CNN.

Ishte Eric, i biri i Presidentit, i cili i shkroi se të gjithë po lutën për të.

“Ai ulet atje dhe thotë,” Unë kam biseduar me motrën dhe vëllanë tim për ty, Don, Ivanka, të gjithë po shpresojmë dhe lutemi për ty, vazhdo të luftosh”, i shkruan Eric.

Barrett tha për këtë gjest: “Kjo është një pune e madhe, sidomos duke e ditur se ai nuk bën shumë gjëra të tilla. Ai ka shumë gjëra në orarin e tij”, tha Barrett.

Hoskie thotë se iniciativa ka shkuar përtej ndarjeve të zakonshme politike partizane.