Trump thotë se nuk i ngutet për marrëveshjen me Kinën për tregti

150

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka thënë këtë të mërkurë se nuk e ka me nxitim që ta kompeltojë marrëveshjen me Kinën për tregti.

Ai ka thënë se Washingotni do që të përfshihen edhe reformat strukturore nga Pekini, përfshirë atë se si trajtohet prona intelektuale amerikane, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Mendoj se gjërat janë duke shkuar shumë mirë – vetëm duhet të shohim për datën”, ka thënë Trump para reporterëve.

“Nuk e kam për ngutë. Dua që marrëveshja të jetë e drejtë…Nuk jam për ngutë sidoqoftë. Duhet të jetë marrëveshja e duhur. Duhet të jetë marrëveshje e duhur për nëse, por nëse nuk është, nuk do të ketë marrëveshje”.

Trump dhe Presidenti i Kinës, Xi Jinping është pritur që të takohen në Florida në fund të marsit për të finalizuar këtë marrëveshje që do t’i jepte fund luftës disamujore të tregtisë.