Turqia befason me qëndrimin e saj për ushtrinë e Kosovës

321

Formimi i ushtrisë së Kosovës është padyshim tema më e përfolur në Kosovë dhe jo vetëm, këto ditë.
Më 14 dhjetor pritet votimi në Kuvend i ndryshimeve ligjore që FSK-në e shndërrojnë në ushtri.

Dhe, përderisa shtetet mike të Kosovës janë pro formimit të ushtrisë, ato janë të ndara pothuajse në dysh sa i përket mënyrës se si duhet të bëhet transformimi.

Një pjesë e konsiderueshme e shteteve mike, në bazë të një dokumenti të siguruar nga Gazeta Express, kërkojnë që ky transformim të bëhet me ndryshime kushtetuese e jo me ndryshime ligjore.

Duket se një nga këto shtete është edhe Turqia.

‘Interesant është qëndrimi i Turqisë, shtetit që konsiderohet aq mik, sa liderët Erdogan e Thaçi quajnë njëri-tjetrin “vëlla”. Shteti turk i kërkon Kosovës të mos ngutet në veprimet e saj.

“Turqia e respekton të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri. Kosova duhet të përmbahet ndaj veprimeve të ngutshme”’, thuhet në lajmin ekskluziv të Gazetës Express.