Turqia godet Francën rreth vendimit për të shënuar gjenocidin armen

74

Ministri i jashtëm i Turqisë ka kritikuar vendimin e Francës për të shënuar 24 prillin si ditë të përkujtimit për gjenocidin armen, duke thënë se Franca duhet të kujtojë historinë e saj të errët.

Mevlut Cavusoglu u shpreh të premten gjatë një bisede të tensionuar me një deputet francez në një takim të NATO’s në Turqi, një ditë pasi vendimi i presidentit francez Emmanuel Macron është publikuar në gazetën zyrtare të Francës.

Turqia e refuzon termin gjenocid, duke pretenduar se ata që janë vrarë kanë qenë viktima të luftës civile.

Shumë historianë konsiderojnë vrasjet masive të armenëve nën Perandorinë Osmane një shekull më parë si gjenocidin e parë të shekullit 20, shkruan FoxNews.

Cavusoglu tha se “Franca është vendi i fundit që t’i tregoj Turqisë mbi gjenocidin dhe historinë. Ne nuk kemi harruar çfarë ka ndodhur në Ruandë dhe Algjeri”.