U tallën me peshën e saj ditën e dasmës; 42 vjeçarja humbet 77 kile duke ndjekur këtë dietë

203

Kjo është historia e Belinda Brodie e cila në ditën e saj të dasmës peshonte 145 kg dhe tani brenda fustanit të saj  ajo si në foton më sipër futet bashkë me djalin. Belinda në moshën 32vjeçare në 2009 u detyrua të bënte një fustan me porosi sepse për shkak të peshës së madhe që kishte nuk arriti të gjente të duhurin nëpër dyqane.  Më pas në vitin 2014 ajo u transferua nga Zelanda e re në Australi dhe pikërisht aty filloi ndryshimi I jetës së saj rrënjësisht. Ajo nga ajo ditë e deri më sot ka humbur 77 kg dhe ka një masë veshjesh 6 herë me të vogël. Sot në 10 vjetorin e martesës së saj ajo shprehet:-“ dita e dasmës ishte një nga më të lumturat e jetës time dhe pse peshës së madhe dhe vështirësive që pata në zgjedhjen e fustanit. Kështu që dot pas 10 vitesh vendosa që ta festojmë këtë përvjetor së bashku me bashkëshortin në Bali. Ky mu duk rasti perfekt për të provuar dhe njëherë fustanin e nusërisë.” 

Pikërisht aty është bërë dhe foto e mësipërme në të cilën është future ajo dhe djali Oliver brenda fustanit dhe pavarësisht kësaj brenda tij kishte akoma vend për tu rrotulluar.

“Unë jam shumë krenare për atë çfarë kam arritur sot, jeta ime ka ndryshuar plotësisht dhe jam shumë më e lumtur dhe e shëndetshme” thotë ajo.

Dieta

PARA dietës:

Mëngjesi: Katër feta bukë ose pancakes ose waffles(500 kalori) Në mes të mëngjesit dhe drekës biskota ëmbëlsira (400 kalori)

Dreka: Ushqime të shpejta si McDonald’s / KFC ose një byrek / sallam (800 kalori) Pasdite: Makarona (400 kalori)

Darka: Zakonisht makarona ose ushqim i shpejtë (1000 kalori)

Ëmbëlsirë: Akullore ose donuts (400 kalori)

TOTALI: 3,500 kalori

PAS DIETËS:

Mëngjesi: tërshërë ose mysli me një kafe (250 kalori)Midis mëngjesit dhe drekës fruta  (150 kalori)

Dreka: Sallatë e mbushur me proteina (400 kalori) Pasdite: fruta dhe kafe (100 kalori)

Darka: Mish pule, qengji ose biftek me perime (500 kalori)

Ëmbëlsirë: herë pas here akullore ose fruta (100 kalori)

TOTALI: 1,500 kalori