Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ukraina përgatit plan të ri paqeje pa lëshime territoriale

Ukraina është duke u përgatitur t’i paraqes Shtëpisë së Bardhë një plan të rishikuar paqeje, derisa kërkon të shmang lëshimet territoriale ndaj Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky më parë hodhi poshtë heqjen dorë nga territori ukrainas, duke arsyetuar se nuk ka drejt të bëjë dicka të tillë sipas ligjit ukrainas apo ndërkombëtar.

Komentet e tij erdhën pas bisedimeve që mbajti me liderët evropianë dhe ata të NATO-së të hënën, si pjesë e përpjekjeve për të shmangur një marrëveshje që do përfshinte lëshime të mëdha nga ana e Ukrainës, dhe do ta bënin atë të cenueshme ndaj ndonjë pushtimi në të ardhmen, shkruan BBC

Presidenti ukrainas njoftoi në një konferencë se ekipi i tij mund t’i dërgojë një propozim të ri amerikanëve deri të enjten, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Të dielën, Trump tregoi se e shihte Zelenskyn si pengesën kryesore për sigurimin e një marrëveshjeje paqeje, diçka që ai e ka bërë një qëllim kyç të politikës së jashtme dhe të cilën presidenti pretendoi se do të ishte në gjendje ta arrinte shpejt gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2024.