Home Lifestyle Ushqimet që janë akuzuar si të këqija për ne- por në fakt kanë qenë akuzime false

Ushqimet që janë akuzuar si të këqija për ne- por në fakt kanë qenë akuzime false

0
Ushqimet që janë akuzuar si të këqija për ne- por në fakt kanë qenë akuzime false

Njerëzit dëshirojnë të dinë se cilat ushqime janë të mira për trupin tonë dhe cilat na bëjnë dëm.

 

Por, ndonjëherë shkencëtarët mund të gabojnë.

Këtu mund të i gjeni disa nga gabimet që i kanë bërë shkencëtarët për sa i përket ushqimeve të gabuara- por që në fakt nuk janë, raporton “Bright Side”.

Kripa

Disa dekada më herët, njerëzve u është bërë me dije që kripa është e keqe për ta. Atyre u është thënë se konsumimi i tepërt i kripës, mund të çoj në dëme si: Shtypja e lartë e gjakut, probleme me veshka dhe të tjera. Mirëpo, studimet që nga viti 2000 tregojnë se nuk qëndron asnjë lidhje midis kripës dhe vuajtjes ndaj këtyre sëmundjeve që u thanë më art, transmeton lajmi.net.

Vezët

Njerëzve u është thënë që të kufizojnë konsumimin e e vezëve për shkak të kolesterolit dhe aftësitë për t’i mbyllur arteriet dhe rritjen e rrezikut të zemrës, infarktit dhe diabetit.

Një dekadë më vonë, shkencëtarët e kanë pranuar që kanë gabuar: janë dy lloje të kolesterolit dhe vezët e përmbajnë atë të mirin.

Orizi i bardhë

Janë një numër i madh i arsyeve se pse nuk duhet të frikësohemi nga orizi i bardhë.

Tretet lehtë dhe ndihmon në absormimin e toksinave.

Nuk përmban gluten.

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike

Pica

Nuk ka asgjë të keqe me picën, e sidomos nëse e gatuani në shtëpi. Në fakt, është një përzierje me përbërës të mirë. Mendoni: proteina, perime, pak kalori.

Po ashtu, me studime të fundit është gjetur se çokollada mund të ngrit shëndetin tuaj, në të mirë, me këtë kuptojmë çokolladën e zezë me më pak se 70% kakao. /Lajmi.net/