Vazhdojnë skandalet: Edhe djali i deputetes së AAK’së punësohet në VALA

192

Punësimet në Telekomin e Kosovës nuk po ndalen nga AAK, tani në në VALA ka filluar punën edhe Iliran Haxhiu, djali i deputetës së kësaj partie, Teuta Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

Metro ka zbuluar se Haxhiu ka filluar punën e tij me 27 shtator të vitit 2018, ku deri tani e ka mbajtur pozitën të fshehur nga publiku.

Pozitën e tij të re e ka bërë të ditur edhe në Facebook’un e tij personal, pas disa muajve punë në këtë institucion publik.

Ai njihet si person shumë i afërt me kryeministrin Ramush Haradinaj, ku disa herë është pritur për vizitë në zyre të kryeministrit.

Metro më poshtë ju sjell disa nga fotot Ilirian Haxhiu me Haradinajn dhe në pozitën e tij të re./gazetametro.net