Vendimi ‘shokues’ i Stresit: Dua të rri në burg sepse…

472

Pasi kërkoi ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’, Arkimed Lushaj I njohur si Stresi ka hequr dorë nga ankimimi.

Reperi u arrestua në një hotel në Linzë, pasi akuzohej se ka qenë pjesë e një bande kriminale si dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas syri.net, mësohet se Stresi ka kërkuar nëpërmjet avokatit të tij që mos të zhvillohej gjyqi, me pretendimin se nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare.

“Dua te rri ne burg, pasi nuk kam besim te drejtësia”, kështu mësohet të jetë shprehur përmes avokatit të tij, këngëtari i njohur.