Vendoset në shitje ishulli më i shtrenjtë në botë, ky është çmimi marramendës

130

  Një ishull privat prej 660 hektarësh në Emiratet e Bashkuara Arabe ka dalë në shitje për 410 milionë euro, duke ofruar plazhe private, hotele me pesë yje dhe pamje mahnitëse të Gjirit Arabik.      

Ishulli Al Marjan, i cili tashmë ka dalë në treg, është një koleksion i katër ekspansioneve të bëra nga dora e njeriut, në pjesën më veriore të Emirateve të Bashkuara Arabe, Ras Al Khaimah, transmeton lajmi.net.

Blerësi, i cili do të duhet të paguajë 410 milionë euro për pronën, do të marrë në pronësi pesë milionë metra katror tokë me shumë klube, hotele dhe vendpushime në plazhin që tashmë janë në vend.

Katër ishujt – Dream Island, Breeze Island, Island Treasure dhe View Island – ofrojnë pamje mbresëlënëse dhe një ‘mjedis natyral luksoz’, sipas listës online të pronës.

Shpallja synon të tërheqë blerësit e huaj me ofertën e taksave mbi të ardhurat ose kontrollet e këmbimit valutor, me shumicën e infrastrukturës tashmë të vendosur në ishull.

Ndiqini fotografitë e ishullit. /Lajmi.net/