Veseli mbi origjinalitetin e fotografisë së Brovinës: Deputetët nuk e dinë, AKI e vërteton

41

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk është deklaruar mbi origjinalitetin e fotografisë së publikuar nga deputetja e partisë së tij Flora Brovina.

Ndërkohë kryeparlamentari Veseli është shprehur se nuk mund të konstatoj të vërtetën e fotografisë.

“Distancim dhe vendim ka vetëm kundër gjenocidit serb në Kosovë. Për pjesën tjetër tash nuk jam në gjendje as të konstatoj asgjë se cila është e vërteta”, ka thënë Veseli.

Ai më tutje ka thënë se vetëm AKI mund ta vërtetojë.

“Por dihet që Serbia ka bërë gjenocid, dhunime dhe krime. A është ajo fotografi e vërtetë a jo, ne deputetët nuk e dimë, është AKI ajo që e vërteton”.