Home ShowBizzz Veshja e Ritës merr vëmendje në javën e “Grammy”

Veshja e Ritës merr vëmendje në javën e “Grammy”

0
Veshja e Ritës merr vëmendje në javën e “Grammy”

 
 

Ka nisur java e “Grammy”, ceremoni kjo shumë e komentuar në shoubiz.

Rita Ora dhe Bebe Rexha janë fotografuar mbrëmë bashkë në fillimin e javës së “Grammy”, shkruan lajmi.net.

Por, ajo që mori vëmendjen ishte Rita me fustanin shumëngjyrësh, i dizejnuar në mënyrë të veçantë.

Këngëtarja kishte vendosur që të shfaqet me flokë të kapura lartë dhe pranoi komente pozitive për këtë paraqitje.

Kujtojmë që “Grammy Awards” mbahet të dielën më 10 shkurt, të pranishme janë tri këngëtaret shqiptare Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Krahas nominimit në disa kategori, Dua Lipa do të performojë në ceremoninë që mbledh emrat më të njohur të kësaj industrie.