Vetëm 4 shtete në botë mund ta dënojnë mbretëreshën Elizabeta, mes tyre edhe Kosova

158

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta e Dytë, mund të akuzohet për një krim vetëm në katër shtetet e botës.

Elizabeta e Dytë është njeriu më i fuqishëm në botë përballë ligjit.

Ajo ka aq imunitet saqë mund të kryej krim, por nuk mund të dënohet pothuajse me asnjë ligj të ndonjë shteti.

Megjithatë në një artikull të publikuar nga një media e huaj, thuhet se Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar do të mund të përballej me ligjin vetëm nga katër shtete.

Mes këtyre katër shteteve është edhe Kosova, ndërsa sipas mediave të huaja, në listën tejet të shkurtër të shteteve që mund ta akuzojnë Mbretëreshën, janë edhe Vanautu, Sudani Jugor dhe Palau. /Express/