Video e tmerrshme: Aksidenti në Gjakovë ku vdiqën dy persona u incizua me telefon

187

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona dhe janë lënduar gjashtë të tjerë.  Të gjithë shtetas të Shqipërisë. Gazeta Express merr vesh se të vdekurtit janë babë e bir nga Tropoja, konkretisht 42 dhe 9 vjeç.

Të dy ata ishin në veturën “Golf” që erdhi me shpejtësi dhe u përplas.

Video është filmuar rastësisht dhe në të dëgjiohet edhe ulërima e pasagjeres së makinës luksoze kur sheh makinën që po i vjen përballë.  Në të dyja makinat pasagjerët ishin nga Tropoja, përjashtim një shtetaseje të huaj nga Anglia (gruaja që bërtet).

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve,  me ç’rast dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar  lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor”, tha policia për këtë aksident.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Pasi numri i të vdekurve brenda këtij viti në rrugët e Kosovës ka shkuar në 27.

Policia ka thënë se aksidentet fatale janë në rritje nëse i krahasojmë me vitet e kaluara.