Video loja “Fortnite” me një paralajmërim për të gjithë prindërit

139

  Fëmijëve po u kërkohet t’i binden lojtarëve abuzues, ose përndryshe po kërcënohen në forma të ndryshme.      

Fëmijëve u kërkohet të kryejnë “akte të papërshtatshme” dhe të jenë në shënjestër të abuzuesve përmes video lojës “Fortnite”, transmeton lajmi.net.

Drejtuesi i shkollës, Kaye Haywood, u tha se të rinjtë detyroheshin të bindeshin në urdhërat e abuzuesit, ngase “gjëra të frikshme” do të ndodhnin nëse nuk do të ishin në përputhje me to.

Drejtori paralajmëroi prindërit të monitorojnë aktivitetin e fëmijëve të tyre në internet.

Këshilla duhet të vlejë për gjithë, meqenëse video loja “Fortnite” nuk ka ndonjë politikë të mirëfilltë kundrejt abuzuesve. /Lajmi.net/