Video nga prapaskenat: Transformimi masiv i Luanës në pamje (VIDEO)

361

Puntata e re e ‘Shiko Kush Luan’ nën moderimin e Luana Vjollcës duket se do jetë interesante për një tjetër detaj.

Stafi i emisionit ka vendosur ta shënojë ‘Halloween’ në program.

E një prej transformimeve është bërë në vetë prezantuesen, Luanën.

Kjo e fundit, pas shumë kohësh ka hequr dorë nga të qenurit bjonde duke u kthyer në zeshkane.

Ndryshimi është ekspozuar në videon paralajmëruese të programit. Përshtypjet kanë qenë mjaft pozitive për këtë freskim në pamjen e bukuroshes. /Prive.al