Vijnë në jetë trinjakët e parë të këtij viti

118

Këtë javë në Maternitetin Koço Gliozheni në Tiranë kanë ardhur në jetë trinjakët e parë të këtij viti.

Ka qenë qetë kreu i qeverisë ai që ka vizituar nënën fatlume në maternitet dhe i ka dorëzuar personalisht çekët prej 120 mijë lekësh të reja për secilin prej tyre.

Trinjakët e parë të këtij viti, që përfitojnë nga shpërblimet e reja të qeverisë, janë dy vajza dhe një djalë.

“Me këtë rast e sqaruam atë pyetjen e famshme që si është bonusi kur janë 3. Kur janë 3 të gjithë marrin si për të tretin, 120 mijë lekë të reja”, tha Rama. /tvklan