Home Fun Vjehrra e detyroi nusen e djalit të abortonte 9 herë sepse kishte vajza

Vjehrra e detyroi nusen e djalit të abortonte 9 herë sepse kishte vajza

0
Vjehrra e detyroi nusen e djalit të abortonte 9 herë sepse kishte vajza

Gruaja kishte vdekur pas abortit të nëntë

Gruaja kishte vdekur pas abortit të nëntë

Kur masat drakoniane të kontrollit të popullatës së regjimit komunist plotësojnë preferencën tradicionale të familjes kineze për fëmijën mashkull, tragjedia mund të godasë.

Chen, një nënë 31 vjeçare e tri vajzave nga provinca jugore e Kinës, kishte ndërruar jetë para katër vjetësh pasi pësoi gjakderdhje të brendshme nga aborti i nëntë.

Vjehrra e zonjës Chen kërkonte nip, ajo detyroi renë të abortonte fëmijët e saj të palindur pasi zbuloi se ishin të gjitha femra, transmeton rtv21.tv.

Përdoruesit e indinjuar kinezë të Internetit reaguan në “Sina weibo”, faqe e njohur në Kinë, për të dënuar vjehrrën dhe burrin e zonjës Chen për lejimin e tragjedisë. Disa thonë se nënës dhe djalit i mungonte ndërgjegjja pasi kanë detyruar zonjën Chen të abortonte nëntë vajza, ndërsa disa thirrën që vjehrra të ndiqej penalisht.

Disa nga kritikat më të ashpra në internet ishin në shënjestër të spitalit që kreu abortet.

Rasti i Chen nuk është rasti më i keq i abortit të detyruar në historinë e fundit. Një rast tjetër në vitin 2013, zyrtarët e kontrollit të popullsisë së regjimit kinez detyruan gruan Gong Qifeng, t’i nënshtrohej abortit sepse ajo ishte gati të kishte një fëmijë të dytë, një shkelje e politikës së atëhershme të Kinës. Gong abortoi një djalë dhe më pas filloi të vuante nga ajo që mjekët thanë se ishte skizofreni./21Media