Home Kuriozitete Vret ish shokun e klasës se e kishte tallur 53 vjet më parë

Vret ish shokun e klasës se e kishte tallur 53 vjet më parë

0
Vret ish shokun e klasës se e kishte tallur 53 vjet më parë

Një burrë ka marrë hak ndaj personit që e tallte në fëmijëri duke e vrarë në ditën ku klasa e tij u ritakua rreth 50 vjet më vonë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tajlandë.

Thanapat Anakesri, ishte i ftuar për t’u ritakuar me nxënësit e klasës që kishte pasur në vitin 1966. Por në fund të festës, ai u konfrontua me personin që e tallte në klasë 53 vjet më parë.

Bullizmi ndodhi kur dy djemtë ishin 16 vjeç dhe po mbaronin shkollën 9-vjeçare. Anakesri filloi të debatonte me Suthat Kosayamat, rrobaqepës, i cili nuk e mbante mend se ç’kishte ndodhur mes të dyve.

Anakesri i kërkoi Suthatit që të kërkonte falje, por kur ky i fundit refuzoi, aty nisën skenat e dhunës. Më pas, 69-vjeçari nxorri armën dhe vrau ish-shokun e klasës. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se vrasësi ankohej shpesh për personin që e kishte tallur 53 vjet më parë, por askush nuk besonte se çështja ishte kaq serioze. /abcnews.al

Loading...