Vr*sja në Studenqan, dyshohet se vëllau ka vrarë vëllanë

165

Kosova është tronditur nga dy vrasje që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme.

Të dyja rastet kanë ndodhur në qytetin e Suharekës, raporton lajmi.net.

Në njërin rast, një person është gjetur i vrarë brenda kazinos, ndërkaq në rastin e dytë, vrasja ka ndodhur në fshatin Studenqan të Suharekës.

Sipas dyshimeve dhe raportimeve, në Studenqan dyshohet se vëllau ka vrarë vëllanë pas një konflikti familjar.

Megjithëse një informacion i tillë nuk është konfirmuar ende nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se vrasja ka ndodhur gjatë kohës që Policia ka qenë duke u merrur me rastin në kazino.

Teksa ka shtuar se nuk dihen ende motivet e të dy vrasjeve dhe policia po i heton rastet. /Lajmi.net/