Home Lajme Vuçiq i kërkon Kosovës: Hiqeni taksën sepse po vuajmë

Vuçiq i kërkon Kosovës: Hiqeni taksën sepse po vuajmë

0
Vuçiq i kërkon Kosovës: Hiqeni taksën sepse po vuajmë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka kërkuar përsëri nga Qeveria e Kosovës që të pezulloj vendimin për taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë.

Ai ka theksuar se pa heqjen e taksës, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të vazhdoj, shkruan B92, përcjellë Klan Kosova.

“Është e rëndësishme për ne që të hiqet taksa, sepse dëmi është 40 milionë euro, që po e vuajmë ne si shtet”, ka thënë Vuçiq.

Sipas të parit të shtetit serb, përderisa të mos ketë një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka rrezik që të ketë tensionime të situatës.

Vuçiq pretendon se nervozizmi i Prishtinës, mund të eskalojë dhe të merren edhe masa të tjera kundër serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Një gjë e tillë më frikëson, më tmerron e më shqetëson”, ka thënë ndër të tjera presidenti serb.