Zbulohet bashkëpunimi ndërkombëtar i Era Istrefit – tani kënga me Jonas Blue

248

Ju kujtohet kënga “perfect Strangers”, që u bë super hit dy vjet më parë?

Epo, DJ me famë botërore, këngëtari e producenti britanik i njohur me nofkën Jonas Blue tani do të publikojë këngë me njërën nga vajzat tona dhe ajo është Era Istrefi.

Ndonëse këngëtarja nuk e ka dhënë vet lajmin për këtë super bashkëpunim dhe ka heshtur, është Jonas Blue ai që ka publikuar në Amazon listën e këngëve të albumit të ri “Blue” që pritet të lansohet me 9-të Nëntor.

Kënga e tyre do të quhet “Purpose” apo në shqip “Qëllimi”, derisa asnjëri nga artistët nuk ka dhënë detaje nëse projekti i tyre shoqërohet me një videoklip ose jo! /Prive.al