Zbuloni sa ton ar ka Shqipëria

89

Shqipëria është padiskutim vendi me rezervat më të pakta të arit në Europë

Të dhënat e përpunuara nga “Ilsole24ore” tregojnë qartë se Shqipëria ka një pasuri prej vetëm 1.6 tonësh ar, më pak se çdo vend tjetër i Europës i marrë në analizë

Të dhënat mungojnë për Malin e Zi, Kosovën, Moldavinë, Letoninë apo Norvegjinë

Fqinjët rajonalë si Maqedonia, Serbia apo Bosnje Hercegovina kanë deri në 11 herë më shumë rezerva në ar sesa vendi ynë. Kështu, Bosnje Hercegovina ka 4 ton rezerva ari, Maqedonia 6.8 ton dhe Serbia 17.7 ton

Në Europë, në vend të parë është Gjermania me rreth 3380 tonelata metal të verdhë, ose 2100 herë më shumë se vendi ynë, shkruan Scan

Gjermaninë e ndjek Italia me rreth 2450 ton ar dhe Franca me rreth 2435 ton ar

Po në raport me rezervat në valutë sa është norma e metalit të çmuar që ka pasuri vendi ynë?

Të dhënat flasin për një normë në 2.2%. Pra, me rezervat në ar që zënë 2.2% të rezervave në valutë Shqipëria renditet e treta në Europë, pas Islandës dhe Republikës Çeke

Të dhënat i referohen vitit 2015, por duke qënë se rezervat në ar janë të akumuluara ndër vite, e madje ndër shekuj për një pjesë të madhe të shteteve, shifrat mund të konsiderohen si aktuale