Zyrtarizohet: Ja kur vjen bashkëpunimi në mes Skivit dhe Ledrit

88

Bashkë erdhën si çift në skenën muzikore shqiptare dhe Skivi dhe Ledri në vitin 2005 krijuan grupin Skillz me të cilin shumë shpejt arritën të fitonin zemrat e publikut me këngët e tyre dhe klipet karizmatike.

Por, 7 vite më vonë, Skillz do të merrte fund pasi ishte pikërisht Ledri që braktisi këtë grup duke vazhduar karrierën si solist.

Por megjithatë, sic raportoi edhe Prive javë më parë duket se Skillzat më në fund do të ribashkohen. Burime për Iconstyle.al bëjnë të ditur që dyshja do rikthehet përsëri si grup dhe se kënga e tyre është gati tashmë.

Dhe kjo nuk është e tëra. Po ashtu mësohet që kjo prurje e re do jetë gati për t’u hedhur në treg me datë 21 dhjetor.