Lajme

Ҫitaku reagon pas vrasjes së 21 vjeҫares: Na fal Eronë, që dështuam të të mbrojmë

 
   

Pas vrajses së 21 vjeҫares Erona Cokli në Ferizaj, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku. Dyshohet se ajo është vrarë nga ish bashkëshorti i saj.

Ҫitaku shkruan se ndjen dhimbje të pafund për vrasjën e Eronës, ndërsa thotë se kjo duhet të jetë një këmbanë shurdhuese për secilin nga ne.

Postimi i plotë:

Dhimbje pafund për Eronën, jeta e së cilës u shua sot nga ish bashkëshorti.

Lehtësia e padurueshme me të cilën vrahen, dhunohen, ngacmohen, cenohen, gratë në Kosovë, duhet të jetë një këmbanë shurdhuese për secilin prej nesh.

Na fal Eronë, që dështuam të të mbrojmë.

 
 
 
 
 

Të Ngjashme