Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ҫun Lajҫi: Pse e thërrisni Albin Kurtin malazez, edhe unë jam…

 
   

Artisti Ҫun Lajҫi në një postim të tij në Facebook i është drejtuar qytetarëve se pse Albin Kurtin, si e quan ai djalin e Katërkollit, e quajnë malazez.

AI thotë se edhe vetë është tip i Martinajve e Martinajt, njëjtë si Katërkolli, Ulqini e Tivari.

“Pse vllaun tuej, Albinin, djalin e Katërkollit e thërrisni malazez!

Po ç’na qenka atëherë Dedë Gjon Luli?”, shkruan artisti.

Postimi i plotë:

Pse djalin e Katërkollit e thërrisni malazez!

Po

Edhe unë jam nip i Martinajve e Martinajt, njisoj si Katërkolli, si Ulqini e Tivari, Tuzi e Trieshi janë trojet tona që fuqitë e mëdhaja ia dhan Malit Zi me i kullotë, por kurrë s’mujtën me ia ndrrue edhe shpirtin!

Por;

– në asnji kohë s’me quejtën malazez edhe pse për 50 vjet s’reshta se shkruemi për Bali Demën e Ali Pashën, për Jakup ferrin e Esad Mekulin, për Çun Mulën e Dedë Gon Lulin.

Sa herë kam knue për Marash Ucin e bijtë e Calit, sa herë m’ka ardhë në andërr Mar Lula e Marash Pali i Shalës, jam çue me i marrë ngrykë, jo veç për trimninë, po për gjuhën që ma ruejtën, për kangën që ma lan n’penin e lahutës.

Tringë Smajlit i kam çua selamë: Rueje xhubletën, se ka me ardhë dita që bota ka me thanë; – Tringë Ivezaj e veshi e ne do ta ruejmë n’kancelaritë tona sa t’jetë jeta!

Sot ia ruejnë Marashit Lahutën.

Sot ia ruejnë Tringës Xhubletën

E ne krenohemi për trimat e kufinit,

dhe,

me gratë që rritën Marash Pala e Marash Lula!

Sa herë m’ka ardhë n’andërr Prek Cali, jam çue n’maje t’gishtave me marrë ngrykë, jam hipë n’thep guri me ia puthë grykën e pushkës – për kufijtë që i ruejti, për gurët që i nguli me gjakun e damarëve.

E kurrë,

o kurrë s’iu kam thanë “malazez”

se kurrë s’ka kjenë Vranina e Shasi, Traboini e Deçiçi tokë e huej për shqipën. 

Prandaj m’thoni ju që urreni vetvetën, që si doni trojet që flasin gegnisht,

mjaltin e shqipës e kujtesën e maleve:

Pse vllaun tuej, Albinin, djalin e Katërkollit e thërrisni malazez!

Po ç’na qenka atëherë Dedë Gjon Luli?

Ai e ruejti Malësinë e Tuzit, Albini e ruejti Veriun e Kosovës.

Secili e ban luftën në mënyrën e vet, me pushkë, me fjalë, me durim a me kambëngulje.

Sot janë Krishtlindjet. Sot i uroj Albinin e Dedën, Tuzin e Vermoshin: Kjoftë livdue Jezu Krishti, se Shqipni a kjenë e Shqipni ka me kjenë n’tana anët e n’tana kohët!

25.12.2025