Lajme

“12 milionë euro për Sitnica” – Artane Rizvanolli premton fundin e ndotjes

Ministrja Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka nisur një projekt i rëndësishëm për rehabilitimin e lumit Sitnica, duke e cilësuar atë si një hap të madh drejt rikthimit të jetës në një nga burimet më të rëndësishme ujore në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli theksoi se pas dekadash ndotjeje, institucionet po ndërmarrin masa konkrete për të ndalur shkarkimet e pakontrolluara në këtë lumë.

Sipas saj, investimi prej 12 milionë eurosh në Termocentrali Kosova B synon trajtimin e ujërave që rrjedhin nga Korporata Energjetike e Kosovës, në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian.

Postim i plotë:

Po e kthejmë lumin Sitnica në jetë!

​Pas dekadash ndotje, më në fund po i japim fund shkarkimeve të pakontrolluara në lumin Sitnica. Me një investim prej 12 milionë eurosh në Termocentralin Kosova B, ujërat që rrjedhin nga KEK-u do të trajtohen sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian.

Me këtë projekt do të arrijmë:

Ujë të pastër pas largimit të helmeve, vajrave e metaleve të rënda.

Mbrojtje e pasurisë sonë natyrore për brezat që vijnë.

Një hap i madh drejt realizimit të prioritetit tonë: pastrimit të lumenjve dhe rikthimit të jetës në ta.

​Lumenjtë tanë janë pasuria jonë.

Bashkë me Ministren Rizvanolli, KEK-un dhe mbështetjen e BE-së, po punojmë që Sitnica dhe lumenjtë tjerë të frymojnë sërish lirshëm.

​Vazhdojmë me punë, sepse #Atdhetjetërnukkemi!

Të Ngjashme