Lajme

125 raste të reja u trajtuan nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 17-31 korrik 2026, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 125 raste të reja.

Sipas të dhënave të publikuara nga Sistemi Prokurorial, numrin më të madh të rasteve e përbëjnë ato të dhunës në familje, me 87 raste. Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar edhe katër raste të vrasjes në tentativë, tre raste të dhunimit, një rast i krimeve të luftës, një rast i trafikimit me njerëz, gjashtë raste të kanosjes, katër raste të ngacmimit seksual, gjashtë raste të lëndimit të lehtë trupor, një rast i rrëmbimit, një rast i sulmit, një rast i ngacmimit, një rast i grabitjes, një rast i mundësimit të trafikimit dhe detyrimit në prostitucion, dy raste të bashkësisë jashtëmartesore me person nën moshën 16-vjeçare dhe gjashtë raste të mospërfilljes së gjykatës.

Po ashtu, ZMNV ka marrë pjesë në 109 seanca gjyqësore dhe 20 seanca në prokurori. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe tre aktgjykime dënuese, tre aktgjykime refuzuese, tri përfaqësime në polici dhe tri kërkesa për urdhër mbrojtës në proces.

Sipas Sistemit Prokurorial, janë aprovuar 16 kërkesa për urdhër mbrojtës emergjent dhe një kërkesë për urdhër mbrojtës të përkohshëm emergjent, ndërsa pesë kërkesa të tilla janë në proces. Po ashtu, janë tërhequr dy kërkesa për urdhër mbrojtës nga pala dhe një kërkesë është refuzuar nga gjykata.

Gjatë periudhës raportuese janë regjistruar edhe 26 deklarata të pëlqimit të viktimës, një kërkesë për kompensim të dëmit në pritje, 66 këshilla juridike, katër referime të rasteve në QPS, 21 referime në strehimore dhe shtatë përfaqësime në strehimore.

Të Ngjashme