Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

13 persona të arrestuar në lidhje me zjarrin në apartamentet e Hong Kongut

Autoritetet në Hong Kong kanë arrestuar 13 persona me dyshimin për vrasje të paqëllimshme në lidhje me zjarrin shkatërrues të javës së kaluar.

Të hënën pasdite, zyrtarët thanë se autoritetet antikorrupsion kishin arrestuar 13 persona deri më tani lidhur me katastrofën, përfshirë drejtorët dhe një konsulent inxhinierik të një kompanie ndërtimi, dhe kishin “filluar menjëherë një hetim gjithëpërfshirës përgjatë vijave të vrasjes së paqëllimshme”.

Shërbimet e emergjencës vazhduan kërkimet në shtatë kullat e pronës Wang Fuk Court në Tai Po të hënën, disa ditë pas zjarrit më vdekjeprurës në qytet në 75 vjet . Numri i të vdekurve u rrit në 151 dhe pritet të rritet më tej ndërsa kërkimet vazhdojnë. Rreth 40 persona rezultojnë ende të zhdukur, raporton Guardian.

Prona, ku banojnë pothuajse 5,000 banorë, i ishte nënshtruar rinovimeve të gjera që janë lidhur me shkakun e zjarrit.

Ndwrkohw, autoritetet janw përballur me kritika në rritje nga banorët për arrestimet sipas ligjeve të sigurisë kombëtare të të paktën dy civilëve që kishin bwrw thirrje për përgjegjësi.