1
Kryekomisionerët e Malishevës të ndaluar për 48 orë mund të dalin sonte përballë gjyqtarit të procedurës paraprake, në seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, si të dyshuar për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila e ka përcjellë nga mëngjesi aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ka mësuar se po shqyrtohen mundësitë që sonte të mbahet seanca, pas kërkesës që ky institucion e ka drejtuar ndaj gjykatës respektive.
Akoma nuk dihet nëse do të kërkohet paraburgim ndaj 15 kryesuesve, të cilët u intervistuan sot dhe ndodhen në stacion policor.
Burimet e Klanit kanë bërë me dije se edhe 3 të tjerë janë objekt hetimi, që në total i bie 18 kryekomisionerë.
Moneytizer Paragrafi 4
Përveç kryesuesve, sot janë marrë në pyetje edhe 43 komisionerë, ndaj të cilëve nuk është urdhëruar masa e ndalimit policor.
