Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve që përmendin mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke i akuzuar për papërgjegjësi.
Ai theksoi se zgjedhjet e fundit kanë kushtuar mbi 26 milionë euro nga buxheti i shtetit, para që sipas tij do të mund të përdoreshin për forcimin e mbrojtjes së vendit. Hoxha përmendi si shembull raketat amerikane “Javelin”, duke thënë se me këtë shumë do të mund të bliheshin 152 të tilla për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas tij, zgjedhja e presidentit është detyrim kushtetues i Kuvendit dhe demokracia nuk duhet të shndërrohet në lojë taktike, por të trajtohet si përgjegjësi për stabilitetin institucional dhe sigurinë kombëtare.
Postimi i plotë:
MOS GABONI TE FLISNI AQ LEHTE E AQ THJESHT PER ZGJEDHJE TË REJA !
Disa lider politikë e deputetë keni filluar të më bëni shum nervoz me papërgjegjësinë tuaj! Keni kujdes. Ky popull është i mësuar me duruar të keqen e padrejtësinë, ka duruar okupimin dhe armikun deri është çliruar, tani ju duhet të kujdesuni më ndryshe e mos te keqpërdorni durimin e popullit!
Hafir Hoxha
Unë i pari do të kundërshtoj zgjedhje të reja pa nevojë, mos luani me popullin dhe buxhetin e shtetit, të qytetarëve!
Mbi 26 milionë euro për zgjedhje – apo 152 raketa për mbrojtjen e shtetit?
Zgjedhjet e fundit në Kosovë kushtuan mbi 26 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Këto janë para të qytetarëve.
Përveç kësaj shume:
• mërgata paguan udhëtime,
• humben ditë pune,
• rritet pasiguria politike dhe ekonomike.
Nëse një raketë amerikane « Javelin » antitank kushton rreth 170,000 euro, atëherë me 26 milionë euro do të mund të bliheshin 152 raketa për Forca e Sigurisë së Kosovës.
Nëse për një tankës të armikut shkrepen tri raketa, atëherë i kemi 50 tankese më pak të armikut në vend! Ky është çmimi i zgjedhjeve të juaja që i permendëni si me shku me ble një bukë në furrë!
Pra, 152 mjete konkrete për mbrojtjen e vendit.
Zgjedhja e Presidentit është detyrim kushtetues i Kuvendi i Kosovës. Deputetët janë zgjedhur për të marrë vendime, jo për ta çuar vendin në zgjedhje sa herë që mungon kompromisi.
Demokracia nuk është lojë taktike.
Është përgjegjësi.
Stabiliteti institucional është siguri kombëtare.
