Lajme

16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticionin për katërshen e UÇK-së në Hagë

Pikërisht 16 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin e iniciuar nga organizatat e dala nga lufta për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët aktualisht po mbahen në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Peticioni drejtuar Dhomave të Specializuara të gjykatës në Hagë kërkon që vendimi për ish-liderët e UÇK-së të merret vetëm mbi bazën e provave dhe fakteve të paraqitura dhe të administruara gjatë procesit gjyqësor.

“Çdo ndikim i drejtpërdrejtë apo i tërthortë politik, do të dëmtonte rëndë kredibilitetin e drejtësisë ndërkombëtare, e cila presim të jetë e paanshme dhe pa standarde të dyfishta.Respektim të plotë dhe të pakushtëzuar të të drejtave themelore të të akuzuarve, respektim të Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si dhe respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; që garantojnë proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm, në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë”.

“Trajtim dinjitoz dhe njerëzor, në përputhje me konventat ndërkombëtare për të drejtat e të paraburgosurve, duke garantuar respekt të plotë për integritetin fizik dhe psikologjik të tyre; përfshirë këtu edhe heqjen e menjëhershme të masës së paraburgimit, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e jashtëzakonshme të procesit dhe parimin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm”, thuhet mes tjerash në peticion,

Të Ngjashme