Lajme

16 persona të vdekur nga dy aksidente të rënda rrugore në jug të Turqisë

Dy aksidente me fatalitet në jug të Turqisë kanë lënë të vdekur 16 persona të dielën, kanë njoftuar autoritetet turke.

Aksidenti më i rëndë ndodhi në Antalia, ku një autobus me 34 pasagjerë, që udhëtonte nga Tekirdağ drejt Antalias, u përmbys në një autostradë të rrëshqitshme nga shiu dhe e mbuluar nga mjegulla.

Nëntë persona humbën jetën, përfshirë shoferin e autobusit, ndërsa 25 u plagosën, shtatë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet dyshojnë se shpejtësia e lartë ka qenë një nga shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, një aksident tjetër në provincën Burdur, në rrugën Antalia–Isparta, shkaktoi shtatë viktima dhe pesë të plagosur.

Hetimet për shkaqet e dy ngjarjeve janë në vazhdim.



Të Ngjashme