Fjalët përfundimtare ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademaj, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, do të jepen më 17 prill.
Këtë e ka konfirmuar media, e cila ka siguruar edhe dokumentin zyrtar të gjykatës, ku përcaktohet data për përmbylljen e shqyrtimit gjyqësor në këtë rast që ka tronditur opinionin publik.
Pas përfundimit të administrimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve gjatë seancave të kaluara, palët pritet të paraqesin qëndrimet e tyre përfundimtare para trupit gjykues. Këto fjalë përmbyllëse konsiderohen vendimtare për fazën e fundit të procesit, përpara se gjykata të tërhiqet për vendim.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, rreth orës 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por hetimet më pas zbuluan dyshime të forta për një krim të organizuar, që çoi në arrestimin e të akuzuarve.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në publik dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë, si dhe për funksionimin e drejtësisë në trajtimin e rasteve të rënda kriminale. Vendimi përfundimtar i gjykatës pritet me interes të madh nga opinioni.
