Lajme

17 Shkurti: Nderim për Rugovën e Jasharin, thirrje për maturi institucionale

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka uruar qytetarët me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur nderim për të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e vendit.

Në mesazhin e tyre, ata i janë përkulur me respekt të thellë ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari, duke i cilësuar si simbole të qëndresës dhe lirisë.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut”, thuhet në reagim, ndërsa theksohet se ata që e keqpërdorën kauzën e lirisë për interesa personale duhet të mbajnë mbi supe peshën e turpit.

Shkrimi i plotë:

-Urime Dita e Pavarësisë të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për Kosovën.

-I përkulemi me nderim të thellë Ibrahim Rugoves dhe Adem Jasharit, simbole të qëndresës dhe të lirisë sonë.

-Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut.

-Ata që e keqpërdorën kauzën e lirisë për interesa personale, le ta mbajnë mbi supe peshën e turpit.

-Në këtë ditë të shenjtë, urojmë edhe Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren Donika Gërvalla.

-Në kohë sfidash, kërkojmë përkushtim, maturi dhe vigjilencë në rrugën e shtetndërtimit.

Kosova mbi të gjitha. 🇽🇰

Të Ngjashme