Lajme

17 Shkurti shpallet zyrtarisht “Dita e Pavarësisë së Kosovës” në Washington D.C.

Ambasada e Kosovë në Washington, D.C. ka bërë të ditur se kryetarja e kryeqytetit amerikan, Muriel Bowser, ka vendosur që 17 shkurti të njihet zyrtarisht si Dita e Pavarësisë së Kosovës në këtë qytet.

Sipas njoftimit, vendimi vjen si reflektim i progresit që Kosova ka shënuar që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe konsolidimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, raporton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Ambasada e Kosovës ka shprehur mirënjohje për këtë vendim, duke falënderuar kryetaren Bowser për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si festë në Washington, D.C.

Thank you @MayorBowser for officially recognizing February 17 as Kosova’s Independence Day in Washington, D.C. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/EfsWGwTDn4

— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) February 14, 2026

Të Ngjashme