Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

26 vjet nga rënia e ushtarit të UÇK-së, Hamdi Ferati

 
   

Bashkëluftëtarët e dëshmorit të kombit, Hamdi Ferati, e nderuan atë në 26-vjetorin e rënies. Ata thanë se Hamdiu nuk kurseu jetën që Kosova të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane. Heroi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hamdi Ferati, u nderua sot në 26-vjetorin e rënies.

Familjarë e miq të dëshmorit vendosën kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në fshatin Bletajë të Vushtrrisë dhe pranë lapidarit të tij.

Brigada e 141 e Zonës Operative të Shalës, përkujtoi bashkëluftëtarin, i cili u vra nga forcat serbe në fshatin Studime.

Nderime bënë edhe nga Komuna e Vushtrrisë. Edhe familjarët kujtuan heroizmin e Hamdiut.

Sot, 26 vjet më parë, Hamdi Ferati ra në pritë të forcave policore ushtarake serbe, për t’i dhënë jetën çlirimit të atdheut