Lajme

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Mesazhi i njëjtë ishte edhe pas 27 viteve.

Në këtë formë filloi të hënën manifestimi përkujtimor në fshatin Doganaj.

Krejt kjo me rastin e 27 vjetorit, të rënies së dëshmorëve dhe martirëve nga ky fshat të Kaçanikut.

E dhimbja mbetet e njëjtë edhe pas gati tri dekadave.

E as fjalët për më të dashurit, nuk dalin lehtë.

“Sot ndjehem i përulur dhe i nderuar të kujtojë vlerat e prindit tim doktor Vesel Elezit dhe 18 burrave dhe djemve të këtij fshati që dhanë më të vlefshëm e vendit tonë – jetën. Duke kujtuar gjeneratat e reja dhe mundësitë për të ardhmen tonë. Gjithashtu dua të falënderojë gjithë të pranishmit përmes, më falni për emocionet… faleminderit për një fjalë rasti”, theksoj Elezi.

Të hënën në Doganaj, nuk munguan as veteranët e luftës.

“Në atë ditë të errët forcat ushtarake policore serbo-malazeze ushtruan një dhunë të pamëshirshme ndaj popullit të pafajshëm, u sulmuan fshatrat Sllatinë, Cakaj… atë ditë u vranë 14 civilë, që tash u shndërruan në martirë”, u shpreh Demnika

Kurse i pari i Kaçanikut, tha se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve, u bë gurthemel i lirisë.

“Jemi këtu për të kujtuar me respekt dhe përulje të thellë ata të cilët me gjakun e tyre e bënë gurthemel të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ne këtu në Kaçanik kemi dhënë mjaft shumë edhe dëshmorë edhe martirë për të cilët ne sot kemi dhe punojmë me përgjegjësi për të nderuar amanetin e tyre që na lanë që të jemi unikë për të punuar dhe për të çuar institucionet e shtetit bashkë për ata të cilët edhe ranë dëshmorë”, ka thënë Visha.

E për fund, të pranishmit u kujdesën që edhe nga ky përvjetor të ruhen kujtimet.

Ndryshe, Më 13 prill 1999, forcat serbe kishin rrethuar lagjen e Vatës dhe fshatin Sllatinë, duke vrarë mizorisht 18 burra të këtij fshati.

Të Ngjashme