Lajme

27-vjetori i Betejës së Koshares, krerë politikë bëjnë homazhe

Kosova shënon sot përvjetorin e një prej betejave më të lavdishme të luftës çlirimtare.

Me këtë rast, në 27-vjetorin e betejës së Koshares janë bërë homazhe nga qytetarë të shumta, familjarë të dëshmorëve, si dhe nga personalitete publike e politike.

Homazhe ka bërë edhe ushtruesja e detyrës se presidentes, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar.

Gjithashtu, në Koshare, homazhe kanë bërë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kryetari e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe nga shoqatat e dala nga lufta.

Të Ngjashme